Momenti kur shoferi i autobusit i prangosur dërgohet para prokurorit në Kroaci

Lajme

Momenti kur shoferi i autobusit i prangosur dërgohet para prokurorit në Kroaci

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 13:42
Dukagjin Lyta, shoferi që po voziste autobusin kur ndodhi aksidenti

Ditën e sotme, shoferi i arrestuar, nën pranga është përcjellur drejt Prokurorisë në Kroaci.

Video e publikuar nga mediumi kroat ‘sata24’, tregon momentin e shoferit Dukagjin Lytes, teksa del nga veturat e policisë kroate dhe përcjellet për tek prokurori.

Shoferit 52 vjeçar nga Kosova, i cili dje u raportua se menjëherë pas dorëzimit pranoi se e zuri gjumi në timon dhe si rrjedhojë shkaktoi aksidentin tragjik me 10 mërgimtarë të vdekur e dhjetëra të plagosur, pritet që sot Gjykata e Qarkut në Kroaci t’i caktojë një masë sigurie.

Ai deri para pak çastesh ndodhej në ndalim policor, derisa arrestimi i tij u zyrtarizua gjatë dërgimit për marrje në pyetje nga zëvendësprokurori i Qarkut.

Kujtojmë se aksidenti ndodhi ditën e djeshme në orët e para të mëngjesit, ku autobusi me targa kosovare ishte nisur nga Gjermania për në Kosovë, por që u aksidentua në Kroaci.

Nga kjo tragjedi mbetën të vdekur 10 persona, mbi 40 të lënduar, por që dy prej tyre janë në gjendje më të rëndë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat