​Dërgohet urgjentisht në gjykatë shoferi i autobusit, pritet të dëshmojnë pasagjerët

Lajme

​Dërgohet urgjentisht në gjykatë shoferi i autobusit, pritet të dëshmojnë pasagjerët

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 10:08
Shoferit të autobusit nga Kosova

(E plotësuar 15:30) - Shoferi i autobusit i arrestuar me dyshimin që shkaktoi aksidentin në Kroaci është dërguar sërish në Gjykatën e Qarkut të Sllavonski Brodit. Ai në gjykatë është dërguar me pranga e i shoqëruar nga policia.

Prokuroria e shtetit ka njoftuar se ai do të propozojë marrjen në pyetje të disa dëshmitarëve që ishin në autobus.

“Prokurori i Shtetit njoftoi se ai do të propozojë marrjen në pyetje të disa dëshmitarëve që ishin në autobus. Ky është një propozim për një seancë dëshmuese që është urgjente, duhet të bëhet menjëherë sot sepse këta dëshmitarë ka shumë të ngjarë të largohen nga Republika e Kroacisë gjatë ditës, kështu që do të jetë e vështirë të ftohen më pas nga Kosova ose Gjermania, ku ata banojnë , ka sqaruar gjykatësi hetues Mile Soldo, raporton vecernji.hr. 

***

Ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Xhelal Sveçla, tha udhëtarët që kanë shpëtuar nga aksidenti do të kthen të martën në Kosovë me transport të linjës ajrore. Arritja e tyre në Kosovës, sipas Sveçlës, pritet pas orës 22:00.

Sveçla tha për Radion Evropa e Lirë se gjatë natës të së martës, pritet që në Kosovë të arrijnë trupat e viktimave. Por, ai shtoi se nuk dihet ora e saktë se kur trupat do të arrijnë, për shkak të autopsisë që po kryejnë autoritetet kroate.

Viktimat do të kthehen përmes transportit rrugor, shtoi Sveçla.

Radio Evropa e Lirë merr vesh se transporti i viktimave të këtij aksidenti do të bëhet përmes Malit të Zi dhe jo Serbisë, pasi kjo e fundit nuk po e njeh dokumentacionin për këtë rast. Një kompani private do të bëjë transportimin e kufomave nga Kroacia në Kosovë.

Shoferi dërgohet në burg

Shoferit të autobusit që u aksidentua më 25 korrik në Kroaci, të martën iu shqiptua masa e paraburgimit prej 30 ditësh, thanë autoritetet kroate.

Masa e paraburgimit u shqiptua nën arsyetimin se ka rrezik që shoferi, 52-vjeçar, shtetas i Kosovës, mund të arratiset.

Gjykatësi i rastit, Mille Solldo tha për mediat se Kroacia dhe Kosova kanë marrëveshje bashkëpunimi për çështje penale, por kjo marrëveshje nuk parasheh ekstradimin e shtetasve kosovar dhe kjo është arsyeja pse është caktuar masa e paraburgimit.

“Procedurat do të zhvillohen në Kroaci. Por, sipas marrëveshjes midis Kosovës dhe Kroacisë, ekziston mundësia ligjore që procedura të zhvillohet edhe në Kosovë. Por, për këtë duhet pajtimi i të dyja shteteve. Mbrojtja mund ta kërkojë këtë, por propozimi për këtë çështje duhet të vijë nga shteti”, tha ai.

Gjykatësi Solldo shtoi se gjatë ditës po ashtu pritet që të merren në pyetje disa dëshmitarë.

Ndërkaq, zëvendësprokurori i Shtetit për qarkun Sllavonski Brod, Franjo Kopuniq tha se shoferi tani do të dërgohet në burg.

“Ai është deklaruar sot vetëm rreth paraburgimit dhe nuk dha asnjë dëshmi”, tha për gazetarët Kopuniq.

I pyetur se pse shoferi në deklaratën paraprake ka thënë se ishte i lodhur dhe i paaftë për të drejtuar automjetin dhe pastaj u mbrojt në heshtje gjatë marrjes në pyetje, Kopuniq tha se ky konstatim erdhi nga mënyra në të cilën u krye, nga gjurmët e gomave dhe të gjitha rrethanat e tjera.

Kopuniq konfirmoi se do të kërkohet një ekspertizë e detajuar e autobusit.

Shoferi do të mbrohet nga dy avokatë: Igor Cishper dhe Lubo Pavasoviq Viskoviq.

"Në asnjë moment ai nuk më tha se e ka zënë gjumi”, u tha Cishper gazetarëve.

Shoferi gjatë së hënës, para autoriteteve kroate u mbrojt në heshtje.

Nga aksidenti rrugor në Sllavonski Brod, kanë vdekur dhjetë persona me prejardhje nga Kosova, ndërkaq janë lënduar edhe 40 të tjerë.

Në autobus kanë qenë 67 udhëtarë dhe dy shoferë, ku njëri nga shoferët ka vdekur. Autobusi po udhëtonte në linjë të rregullt Frankfurt-Prishtinë.

Autoritetet kroate kanë thënë se ekziston dyshim i bazuar se i dyshuari 52-vjeçar ishte duke vozitur autobusin në anën jugore të autostradës në kundërshtim me ligjin për trafikun rrugor.

Sipas autoriteteve, shoferi, në gjendje të lodhjes dhe paaftësisë për të drejtuar automjetin në mënyrë të sigurt, nuk ka lëvizur në distancë të mjaftueshme dhe ka përfunduar në sipërfaqen me bar.

Për pasojë, autobusi më pas është rrokullisur.

Të lënduarit lirohen nga spitali

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, njoftoi të martën, më 27 korrik se 26 të lënduar në aksidentin me autobus, janë liruar nga spitali në Kroaci. Ai ka thënë se edhe 15 persona janë duke marrë trajtim mjekësor, ku një prej tyre është në gjendje të rëndë.

Gjatë të hënës, autoritetet shëndetësore kroate njoftuan se kanë kryer shtatë operacione te të lënduarit në këtë aksident trafiku.

Autoritetet në Kosovë kanë thënë se gjatë të martës, në vend do të arrijnë udhëtarët që janë liruar nga spitali në Kroaci.

Ndërkaq, ministrja e Jashtme dhe e Diasporës në Qeverinë e Kosovës, Donika Gërvalla ka deklaruar se “sapo të jenë kryer procedurat e nevojshme, trupat e atyre që humbën jetën në këtë aksident të tmerrshëm, do të sillen në destinacionin e dëshiruar nga familjet e tyre”.

Të hënën, në Kosovë ishte ditë zie për të nderuar viktimat e aksidentit në Kroaci.

***

Shoferit të autobusit nga Kosova, që është aksidentuar të dielën në Sllavonski Brod të Kroacisë, i është shqiptuar masa prej 30 ditësh paraburgim.

Gjykatësi i rastit, Mille Solldo, ka deklaruar për media se paraburgimi është caktuar për shkak të rrezikut që i dyshuari mund të arratiset.

Ai ka shtuar se Kroacia ka marrëveshje bashkëpunimi me Kosovën në çështjet penale, ndonëse e njëjta nuk parasheh edhe ekstradimin e shtetasit kosovar, andaj edhe është caktuar masa e paraburgimit.

“Procedurat do të zhvillohen në Kroaci. Por, sipas marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Kroacise, ekziston mundësia ligjore që procedura të zhvillohet edhe në Kosovë. Por, për këtë duhet pajtimi i dy shteteve. Mbrojtja mund ta kërkojë një gjë të tillë, por propozimi duhet të bëhet nga shteti”, ka thënë ai.

Gjykatësi Solldo ka thënë se gjatë ditës së martë, pritet të merren në pyejtje edhe disa dëshmitarë.

Zëvendës-Prokurori i Shtetit për qarkun në Sllavonski Brod, Franjo Kopuniq, ka thënë se i dyshuari do të dërgohet në burg.

"Ai është deklaruar sot vetëm rreth paraburgimit dhe nuk ka dhënë asnjë dëshmi", ka deklaruar për gazetarët Kopuniq.

Ai ka shtuar se i pandehuri nuk ka paraqitur ende mbrojtjen e tij dhe se vendimi për kryerjen e hetimeve do të merret gjatë ditës.

I dyshuari është mbrojtur në heshtje edhe të hënën.

I pyetur se pse shoferi në deklaratën paraprake ka thënë se ishte i lodhur dhe i paaftë për të drejtuar automjetin dhe pastaj është mbrojtur në heshtje gjatë marrjes në pyetje, Kopuniq ka thënë se kjo gjë ka rezultuar nga mënyra në të cilën ishte kryer vepra, gjurmët e gomave dhe të gjitha rrethanat e tjera.

Ai ka konfirmuar se do të kërkohet ekspertizë e detajuar e autobusit.

Shoferi do të mbrohet nga dy avokatë - Igor Cishper dhe Lubo Pavasoviq Viskoviq.

"Në asnjë moment ai nuk më tha se e ka marrë gjumi," u ka thënë Cishper gazetarëve.

Si pasojë e aksidentit të së dielës, kanë vdekur 10 persona dhe mbi 40 të tjerë janë plagosur.

Në autobus kanë qenë 67 udhëtarë dhe dy shoferë.

Njëri shofer ka vdekur, ndërsa tjetri, të cilit i është shqiptuar masa e paraburgimit, besohet se ka shkaktuar aksidentin.

Ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, Armend Mehaj, ka njoftuar të martën për lirimin nga spitali të 26 personave të plagosur në aksident.

Mehaj ka hënë se 15 persona janë duke u trajtuar ende, ndërkaq njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.

Sipas tij, të liruarve nga spitali dhe pjesës tjetër të udhëtarëve do t’iu sigurohet transporti përmes linjave ajrore nga Aeroporti i Osjekut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat