Ndodh edhe kjo: “Bujku uzurpator” mbjell grurë në arën e huaj

Lajme

Ndodh edhe kjo: “Bujku uzurpator” mbjell grurë në arën e huaj

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 10:13
Ilustrim

Një ngjarje interesante ka ndodhur në një fshat të Rahovecit.

Një person pa lejen e askujt kishte hyrë në arën e huaj dhe në të kishte mbjellur grurë. Pronari i cili nuk i ka dhënë leje bujkut për ta bërë një veprim të tillë, është habitur kur ka parë se ara e tij është punuar dhe në të kishte pasur të mbjellur grurë.

Pronari që besohet të jetë mërgimtar, ka lajmëruar policinë të cilët kanë nis të merren me rastin.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar pa aprovimin e tij e ka shfrytëzuar arën e ankuesit duke e mbjellë me grurë. Njësitë e hetimeve mbetet të merren me rast ta gjejnë dhe intervistojnë të dyshuarin”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat