Në takimet me sekretarin shtetëror gjerman, krerët e institucioneve në Serbi nënvizuan se “stabiliteti është qëllim kyç – rruga drejtë BE prioritet strategjik”

Lajme

Në takimet me sekretarin shtetëror gjerman, krerët e institucioneve në Serbi nënvizuan se “stabiliteti është qëllim kyç – rruga drejtë BE prioritet strategjik”

Nga: F. B Më: 31 korrik 2021 Në ora: 11:32
Brnabiq

Për Serbinë me interes kyç mbetet ruajtja e stabilitetit në regjion dhe orientimi i të gjitha vendeve për bashkëpunim intensiv, posaçërisht në fushën ekonomike, Serbia është ndër nismëtaret e iniciativës “Ballkani i hapur” , shkruan “B92”, transmeton “Bota sot”.

Këtë e ka thënë Vuçiq në takimin me sekretarin shtetëror gjerman Berger, ku potencoi se anëtarësimi në BE mbetet prioritet dhe përcaktim strategjik i Serbisë, qëndrime këto të konfirmuara edhe në takimet e kryeministres Brnabiç dhe ministrit të jashtëm Selakoviç.

Krerët institucional në Serbi kanë shprehur pritjet që Gjermani të mbështes në mënyrë konstruktive dialogun dhe gjetjen e zgjidhjes së kompromisit që do kënaq të dy palët dhe sigurojë stabilitet në regjion.

“Gjermania është një ndër partnerët më të rëndësishëm të Serbisë dhe investuesi kryesor, prandaj jemi të interesuar për avancimin e bashkëpunimit ekonomik” i thanë ata Bergerit.

Brnabiç ka theksuar përcaktimin për dialogun me shqiptarët, por ka shpreh shqetësimin për presionet ndaj të kthyerve, ndërsa përfaqësuesi gjerman theksoi rëndësinë e dialogut dhe konfirmoi qëndrimin gjerman për mbështetjen këtij procesi dhe gjetjen e zgjidhjes konstruktive.

Berger potencoi hapat e arritur pozitiv në fushat fondamentale dhe nënvizoi mbështetjen e plotë në realizimin e reformave dhe arritjet në rrugën e integrimit evropian

Ndërsa Selakoviç në takim me zyrtarin e lartë gjerman shprehu kënaqësinë e takimit dhe arritjet në marrëveshjet ndërshtetërore, posaçërisht në fushën e shkencës, kulturës dhe arsimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat