Oda e Hotelerisë bën thirrje për vaksinim, pasi i druhen rimbylljes

Lajme

Oda e Hotelerisë bën thirrje për vaksinim, pasi i druhen rimbylljes

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 21:21
Foto ilustrim

Nëse numri i të infektuarve rritet, atëherë sallat e dasmave mund të mbyllen, thonë nga Oda e Hotelerisë dhe Turizmit.

E për të shmangur një mbyllje të tillë, kryetari i kësaj ode, Hysen Sogojeva, ka lutur qytetarët që të vaksinohen.

“E vetmja shpresë për të mos ardh deri te një masë tjetër që neve nuk kishte me na konvenuar, është vaksinimi, vetëm vaksinimi”, ka thënë Hysen Sogojeva.

Sipas Sogojevës, nëse qytetarët do të vaksinoheshin Oda e Hotelerisë dhe Turizmit si dhe Ministria e Shëndetësisë nuk do të kishin arsye që të ndërmerrnin masa kundër këtyre organizimeve.

Në bazë të raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 100 raste të reja me COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat