Gazeta prestigjioze franceze shkruan për lidhjet e Vuçiçit dhe Gjukanoviçit me grupet kriminale

Lajme

Gazeta prestigjioze franceze shkruan për lidhjet e Vuçiçit dhe Gjukanoviçit me grupet kriminale

Më: 2 gusht 2021 Në ora: 20:19
Aleksandar Vuçiç dhe Milo Gjukanoviç

Gazeta prestigjioze franceze “Le Monde” ua ka kushtuar  një tekst të gjatë dy presidentëve të dy vendeve ballkanike, Aleksandar Vuçiçit të Serbisë dhe Milo Gjukanoviçit të Malit të Zi.

Në këtë shkrim flitet për grupet kriminale nga Serbia e Mali i Zi që kanë marrë pjesë në shitjen e drogës me origjinë nga Amerika e Jugut, e që gjithçka ka shkuar me përkrahjen e liderëve në pushtet.

Gjithashtu potencohet roli i vëllezërve të dy presidentëve në këto lidhje kriminale, Andreja Vuçiçit në Beograd dhe Aca Gjukanoviçit në Podgoricë.

Është cituar edhe një diplomat i huaj i cili ka thënë se “në emër të gjeopolitikës”, Evropa ka mbyllur sytë për atë që po ndodhte në Serbi e Mal të Zi.

Tutje thuhet se autoritetet në Serbi e Mal të Zi kanë favorizuar grupin kriminal “Kavaçki”, “pjesëtarët e të cilit kanë mbajtur lidhje të ngushta me huliganët e lidhur me Vuçiçin”.

Është shkruar po ashtu se grupi kriminal “Janiçari”, më vonë i njohur si “Principe”, është forcuar vazhdimisht me ardhjen e Vuçiqit në pushtet.

Pjesëtarët e këtij grupi ishin prezent, sipas “Le Monde” edhe në ceremoninë inauguruese të Vuçiçit si president i Serbisë, si dhe djali i tij, Danilo, është parë vazhdimisht në shoqëri të pjesëtarëve të këtij grupi.

Gazeta franceze shkruan se lidhjet mes këtij grupi dhe pushtetit i ka mbajtur Dijana Hrkaloviç, të cilën Vuçiçi e ka emëruar sekretare shtetërore në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë.

Të dielën, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një intervistë dhënë për Radiotelevizionin e Serbisë, ka thënë se do të ngrejë akuzë në prokurori kundër vetes, më dy gusht.

Ai njoftoi se edhe Ministri i Policisë së Serbisë, Aleksandër Vulin, do të bëjë të njëjtën gjë dhe se kjo do të jetë përgjigja e tyre ndaj akuzave në media që akuzojnë se ai dhe Vulin kanë bashkëpunuar me klanin kriminal të Belivuk-Milljkoviç.

Vuçiç tha se raporti do të dorëzohet në emër të tij dhe Vulin nga një prej bashkëpunëtorëve të tyre.

“Ne kemi marrë vendimin, nesër do të paraqesim kallëzim penal dhe jemi gati të përgjigjemi. Unë jam gati të poshtëroj veten dhe të shkoj në poligrafi,” tha Vuçiç në RTS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat