Deklarohen zyrtarë serbë pas lajmit se “10 vende mund të tërheqin njohjen e Kosovës”

Lajme

Deklarohen zyrtarë serbë pas lajmit se “10 vende mund të tërheqin njohjen e Kosovës”

Nga: A.Zh Më: 2 gusht 2021 Në ora: 21:09
Flamuri i Kosovës

Media serbe ka raportuar sot se dhjetë shtete janë gati të tërheqin vendimet e tyre për njohjen e Kosovës, nëse kjo e fundit fillon procesin e ri-njohjes.

Predrag Rajić nga Qendra për Stabilitet Social, beson se vendet që mund të rishqyrtojnë vendimet e tyre të mëparshme, pra tërheqjen e njohjes, janë shumë vende nga kontinenti afrikan, por edhe nga Lindja e Mesme, përcjell Bota sot.

Rajiç vlerëson se “Kosova punoi në dëm të saj kur vendosi të hapte një ambasadë në Jerusalem, ndërsa Beogradi po mbështetet në Rusinë në luftën e saj diplomatike, por edhe në Kinë, e cila pritet të ketë një angazhim më të fortë në çështjen e Kosovës”.

Ai deklaroi se Kosova ndoshta do të heq moratoriumin mbi aktivitetin diplomatik të njohjes dhe tërheqjes së njohjes së Kosovës në fillim të shtatorit. Por, kjo sipas tij nuk është në favor të Kosovës, “sepse nuk ka shumicë për të hyrë në disa institucione ndërkombëtare”.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme i Jugosllavisë FR Vladislav Jovanović, thotë se Kina ka filluar të shfaqet në lidhje me çështjet që nuk mund të zgjidhen nga Amerika dhe të cilat pengojnë zbatimin e disa qëllimeve, siç është çështja e Republikës Srpska dhe ruajtja e integritetit territorial të Serbisë.

Ai vlerësoi se Rusia dhe Kina duhet të afrohen, sepse sipas tij, ato ndihen të kërcënuara nga Shtetet e Bashkuara. Ai u kujtoi atyre çështjen e Venezuelës ose veton ndaj zgjedhjes së një Përfaqësuesi të ri të Lartë në BiH.

Sipas Jovanoviç, nëse Presidenti kinez Xi Jinping do të vizitonte Serbinë deri në fund të vitit, do të ishte një demonstrim i qartë i mbështetjes dhe do të dërgonte një pamje më të gjerë, së cilës Perëndimi do t'i kushtonte vëmendje.

Ish-kreu i diplomacisë së Jugosllavisë, Zivadin Jovanovic, tha se miqtë dhe aleatët e vërtetë respektohen dhe se Rusia dhe Kina vazhdojnë të japin mbështetjen më të fortë të mundshme për sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë në të gjitha forumet ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat