Biznismenja e njohur: E bindur jam që jemi populli që e do më së shumti seksin në botë

Lajme

Biznismenja e njohur: E bindur jam që jemi populli që e do më së shumti seksin në botë

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 15:16
Leonora Popaj

Në rubrikën “N’sfidë”, në “Natë Vere”, me tekste të këngëve eksplicite është sfiduar edhe Leonora Popaj, biznesmenë e njohur që jeton në diasporë.

Për dallim nga të ftuarit e tjerë në këtë rubrikë, ajo është shfaqur më e hapur ndaj këtyre këngëve.

Ajo e ka quajtur gjë të mirë faktin që këngëtarët që përdorin gjuhë eksplicite nëpër këngë janë të lirë të shprehen në atë mënyrë. Madje ajo ka ironizuar me njërin nga tekstet, duke thënë se rinia e Kosovës duket se ka apetit të madh për seksin.

“E bindur jam që jemi mbase populli që e do më së shumti seksin në botë. Mbase kjo e shpjegon edhe numrin e fëmijëve që i bëjmë”, ka deklaruar ajo duke komentuar njërën nga këngët.

Popaj nuk është kursyer as vetë nga përdorimi i gjuhës eksplicite teksa ka komentuar tekstet e këtyre këngëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat