Albulena Haxhiu thërret KPK-në dhe KGjK-në që të hetojnë rasin e përgjimeve të fundit

Lajme

Albulena Haxhiu thërret KPK-në dhe KGjK-në që të hetojnë rasin e përgjimeve të fundit

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 16:21
Albulena Haxhiu

Përgjimet, Haxhiu thirrje KPK-së dhe KGjK-së që të veprojnë në bazë të kompetencave

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deklaroi sot se përgjimet e publikuara në disa media janë cenimi më i rëndë dhe skandali më i madh në sistemin e drejtësisë.

Ajo tha se publikime të tilla janë tronditëse për sistemin e drejtësisë, derisa tha se ka një heshtje sa i përket tyre.

"Edhe përkundër faktit që kanë kaluar disa ditë nuk kemi pa reagime shoqërore, nga mediat, shoqëria civile. Nuk po ndodh siç ka ndodhur në të kaluarën me Pronton, ku ka pasur protesta. Kam vendosur sot të dalë në konferencë që të thërras për përgjegjësi. Si ministre është e papranueshme që për një skandal të tillë të flasë vetëm qeveria", tha ajo.

Haxhiu u ka bërë thirrje KPK-së dhe KGjK-së që të ndërmarrin masa dhe të veprojnë në përputhje me kompetencat.

"Tashmë askush nuk ka dilemë që vettingu është shumë i domosdoshëm në drejtësi. Kemi punuar koncept dokumentin dhe deri në fund të këtij muaji do të votohet në qeveri. Jemi duke e parë me sytë tanë cenimin e integritetit të sistemit të drejtësisë. Bëj thirrje KPK dhe KGjK që të marrin masa, të veprojnë në përputhje me kompetencat që i kanë", tha ajo.

E pyetur rreth shkarkimit të kryeprokurorit të shtetit Aleksandër Lumezi, Haxhiu u shpreh se si ministri nuk kanë asnjë kompetencë për ta bërë një gjë të tillë.

Ndryshe, dje është shkarkuar nga detyra drejtori i Njësisë për Inteligjencë Financiare, Dardan Nuhiu, pas incizimeve të publikuara në media. Sipas përgjimeve të publikuara, Nuhiu është i përfshirë në shantazhe dhe emërime nëpër poste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat