Rusia rreth çështjes së Kosovës – Do të pajtohemi vetëm me vendimin që iu përgjigjet serbëve

Lajme

Rusia rreth çështjes së Kosovës – Do të pajtohemi vetëm me vendimin që iu përgjigjet serbëve

Nga: F. B Më: 5 gusht 2021 Në ora: 19:23
Rusia

“Udhëheqja e Kosovës së panjohur vazhdon të sabotojë marrëveshjen për asociacionin e komunave serbe” ka deklaruar zëvendës drejtori i njësisë për medie në ministrin e jashtme ruse Aleksandar Bikantov, duke shtuar se Rusia pret nga vendet perëndimore  vlerësim objektiv të kësaj çështje, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

“Presim nga pjesëmarrësit perëndimor proces objektiv dhe kërkojmë qasjen për aplikimin e masave të akorduara nga pala shqiptare, që tregohet selektive në obligimet e veta, që me vite janë vetëm në letër si është asociacioni i komunave”, tha Bikantov.

Sipas tij “Prishtina saboton procesin që nga 2013 dhe nuk ka reagim të qartë të kësaj sjellje nga Brukseli”.

Ai përkujtoi se me 4 shtator në Uashington janë shënuar shumë obligime  nga udhëheqjet e Kosovës dhe Serbisë, ndër të cilat moratorium për promovimin e kandidaturave nga Prishtina në organizata ndërkombëtare dhe ndalesën e fushatës për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës.

“Pala serbe ka përmbushur pjesën e vetë të marrëveshjes, nëse mund të quhet e tillë”, tha Bikantov.

Duke komentuar paralajmërimin për mundësinë e shqyrtimit të njohjes nga 10 vende aziatike e afrikane, ai tha se secili vend sovran mund të bëjë atë.

“Nëse ndonjë vend i bashkësisë ndërkombëtar  përgatiten për të shqyrtuar vendimin e mëhershëm rreth njohjes së subjektivitetit juridik të Kosovës, atëherë bëhet fjalë për zgjidhje sovrane që del nga analiza e situatës, përfshirë sjelljen e Prishtinës” tha ai.

Bikantov theksoi se Moska zyrtare angazhohet që Beogradi edhe Prishtina të arrijnë vendim të pranuar nga dy palët bazuar në rezolutën 1244 të KS të OKB-së.

“Ajo duhet të jetë në harmoni me drejtën ndërkombëtare dhe të marr miratimin nga KS i OKB-së pasi bëhet fjalë për sigurimin e paqes edhe stabilitetit. Do pajtohemi vetëm me atë vendim që iu përgjigjet vetë serbëve. Do synojmë që të i përmbahemi këtij qëndrimi edhe në të ardhmen”, përfundoi Bikantov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat