I vdekuri në burgun e Dubravës ishte i dënuar me 11 vite për vrasje të rëndë

Lajme

I vdekuri në burgun e Dubravës ishte i dënuar me 11 vite për vrasje të rëndë

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 12:22
Burgu i Dubravës

Një 84-vjeçar ka vdekur sot në Spitalin Rajonal të Pejës, i cili ishte në vuajtje të dënimit në burgun e Duvbravës për “vrasje e rëndë”.

Lajmin e ka konfirmuar Florent Gashi, zëdhënës në Shërbimin Korrektus të Kosovës.

Gashi tha se 84-vjeçari ishte i dënuar me 11 vite burgim për vepren penale “vrasje e rëndë”.

“Vdekja e tij ka ndodhur në Spitalin Rajonal të Pejës, ka qenë i dënuar me 11 vite burgim për vepren penale “vrasje e rëndë”, tha Gashi.

Shkaqet e vdekjes nuk dihen akoma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat