LDK: Kosova rrezikon mbylljen totale, pandemia i doli qeverisë jashtë kontrollit

Lajme

LDK: Kosova rrezikon mbylljen totale, pandemia i doli qeverisë jashtë kontrollit

Nga: M.L. Më: 12 gusht 2021 Në ora: 17:19
LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës konsideron se situata me pandemi po del jashtë kontrollit të Qeverisë.

Në një komunikatë për medie LDK thekson se në kohën kur numri i rasteve me Covid ishte i vogël e termine për vaksinim kishte mjaft, Qeveria nuk bëri asgjë për të sensibilizuar opinionin për rëndësinë jetike të vaksinave.

Sipas LDK-së, sot, kur janë shënuar mbi 1000 raste të infektimit dhe gjendja është alarmante, nuk ka termine të lira për vaksinim.

“Vetëm 10% e popullsisë së Kosovës janë të vaksinuar, sot. Jemi të fundit në Evropë. Mungesa e termineve e pushimet gjatë vikendeve - në gjendje alarmante të pandemisë - është shenjë se Qeveria s’ka as idenë e as vullnetin të bëjë më mirë. Kosova, po rrezikon të shkojë drejt mbylljes totale, për shkak të keq menaxhimit të sistemit të vaksinimit dhe për shkak të dështimit në sensibilizimin e popullatës për rëndësinë dhe domosdoshmërinë e vaksinimit”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Në komunikatë theksohet që një mbyllje tjetër eventuale për shkak të rritjes enorme të numrit të rasteve me COVID-19, do të ishte fatale për ekonominë e Kosovës dhe mirëqenien e qytetarëve të saj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat