Mediet serbe komentojnë takimin e ministrit Mehaj me homologët e Ukrainës, Gruzisë dhe Azeberxhanit dhe kërkesën për njohje të Kosovës

Lajme

Mediet serbe komentojnë takimin e ministrit Mehaj me homologët e Ukrainës, Gruzisë dhe Azeberxhanit dhe kërkesën për njohje të Kosovës

Nga: F.B Më: 19 gusht 2021 Në ora: 08:55
Pamje nga takimi

Shumë medie serbe kanë transmetuar postimin e ministrit të mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, në rrjetin social Facebook, nga takimi me homologët e Ukrainës, Azerbejxhanit dhe Gruzisë, ku ju kërkoi të ndikojnë me autoritetin e tyre tek qeveritë e veta për njohjen e pavarësisë së Kosovës, ndërkohë që shtrojnë pyetjen çka pret Serbia?, shkruan “Alo”, transmeton “Bota Sot”.

Mehaj në publikimin në Facebook njoftoi se kishte pasur takim me ministrat e mbrojtjes nga Ukraina, Azerbejxhani, Gruzia edhe Libia në drekën e punës ku nikoqir ishte ministri i mbrojtjes së Turqisë Hulusi Akar dhe ku merrte pjesë edhe krye-shefi i shtabit të përgjithshëm të Turqisë gjeneral-majori Jashar Guler.

Gazetat serbe transmetojnë se Mehaj ka thënë: "Në takim u diskutuan çështjet e sigurisë globale dhe kërcënimet dhe rreziqet për rrethinën sikurse edhe mekanizmat për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit. Diskutimet ishin konstruktive dhe ndër tjera kërkova nga ministrat e Ukrainës, Gruzisë dhe Azerbejxhanit që të shfrytëzojnë ndikimin tek qeveritë e veta për të njohur sa më parë Republikën e Kosovës, ashtu që të mund të vendosen raporte diplomatike në të gjitha fushat” .

Turqia është ndër vendet e para që ka pranuar pavarësinë e Kosovës me 18 shkurt 2008, ndërsa Libia e ka njohur Kosovën në vitin 2013.

Mediet serbe thonë se po realizohet plani i presidentit turk Edogan , që muajin e shkuar tha se Ankara do të punojë në rritjen e numrit të shteteve që njohin pavarësinë e Kosovës dhe se për këtë çështje do të bisedojë edhe me presidentin amerikan Biden, ndërkohë që këto media shtrojnë pyetjen, çka pret Serbia në kohën e këtyre zhvillimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat