Vuçiq: Me Kurtin bisedat nuk kanë kuptim, por unë...

Lajme

Vuçiq: Me Kurtin bisedat nuk kanë kuptim, por unë...

Nga: F. B Më: 21 gusht 2021 Në ora: 11:03
Albin Kurti dhe Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq që po viziton sot projektet e infrastrukturës në rrugën Gornji Milanovac – Kladovo, me insistimin e gazetarëve ka përmendur edhe çështjen e etiketimit të medieve, vërejtjet nga OJQ-të si dhe çështjen e dialogut mes Prishtinës edhe Beogradit, shkruan “Alo”, transmeton “Bota sot”.

Ai ka theksuar se nuk do të i nënshtrohet opresionit edhe ndikimit të fuqive të mëdha që përmes rrjeteve sociale, duan të imponojnë dhe rregullojnë gjendjen në një vend që është i pavarur dhe vetë krijon politikën e vetë.

Duke komentuar çështjen dhe situatën aktuale në raport me Prishtinën, Vuçiq ka deklaruar se “Serbia ka dëshmuar gatishmërinë dhe përherë do të jetë pjesëmarrëse në dialog edhe bisedime, pasi ato janë me rëndësi për njerëzit tanë që jetojnë atje”.

Mirëpo rrjedhën e deritashme të takimeve përkatësisht raundin e bisedimeve në nivelin e lartë me Kurtin e ka vlerësuar si “bisedime pa kuptim”, duke u bazuar në qëndrimet dhe kërkesat e shprehura prej tij.

“Ai ka thënë se serbët kanë kryer tre gjenocide ndaj popullit shqiptar, tash po përmend katër edhe 5 gjenocide. Kjo nuk ka asnjë kuptim, as të bisedohet, por dialogu është me rëndësi për shkak të sigurisë së njerëzve tanë atje”, tha Vuçiq.

Ndërsa lidhur me sulmet nga anëtari i kryesisë së BeH Izetbegoviç. Vuçiq ka thënë se nuk dëshiron të i komentojë dhe të jetë pjesë e fushatave atje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat