Albin Kurti vs Edi Rama: Dallimet esenciale ndërmjet kryeministrave shqiptarë

Lajme

Albin Kurti vs Edi Rama: Dallimet esenciale ndërmjet kryeministrave shqiptarë

Nga: M.L. Më: 2 shtator 2021 Në ora: 13:05
Albin Kurti, Edi Rama

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi ka bërë dallimin ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti  dhe atij të Shqipërisë, Edi Rama në paraqitjet e tyre në Forumin Strategjik të Bledit.

Ai ka shkruar në facebook se derisa Kurti kërkon partneritet ndërkombëtar kundër oligarkëve, autokratëve dhe kriminelëve të luftës, Rama në anën tjetër qorton ndërkombëtarët se pse nuk e integrojnë Ballkanin kështu siç është.

Postimi i plotë i Zaimit

Nga mesazhi i kryeministrit të Kosovës në Forumin Strategjik të Bledit, kuptojmë se ai kërkon partneritetin ndërkombëtar në betejën vendase kundër oligarkëve, autokratëve dhe kriminelëve të luftës.

Nga mesazhi i kryeministrit të Shqipërisë në të njëjtin forum kuptojmë se ai qorton partnerët ndërkombëtarë se pse nuk e integrojnë Ballkanin kështu siç është, me ekonomi të kapur nga oligarkët, shtete të kapura nga autokratët, dhe kriminelë të padënuar.

Mesazhi i Kurtit për Evropën: Bashkëpunoni me ne, në luftën tonë për ndryshimin e vetes.

Mesazhi i Ramës për Evropën: Jeni të dështuar nëse nuk na pranoni kështu siç jemi, sepse ne nuk ndryshojmë.

Edhe një herë, më vjen keq që nuk janë në një linjë dy kryeministrat shqiptarë…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat