E tmerrshme: Një burrë sulmon tri vajza në Prishtinë!

Lajme

E tmerrshme: Një burrë sulmon tri vajza në Prishtinë!

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 19:40
Pamje nga videoja

Një burrë ka sulmuar tri vajza në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.

Një video nga momenti kur janë sulmuar tri vajzat është është publikuar në Facebook

Ende nuk dihet shkaku që burri sulmoi tri vajzat me një mjet, ku në video shihet teksa i godet ato.

Rasti është paraqitur në Polici.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se i dyshuari është duke u kërkuar nga Policia.

Ajo tha se rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:00.

“Rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:00, në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë. Lidhur me këtë rast i cili është cilësuar, Lëndim trupor, hetuesit policor të stacionit qendra kanë identifikuar personin e dyshuar. I njëjti është në kërkim nga ana e policies”, tha Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat