Vuçiq akuzon palën shqiptare se nuk do marrëveshje: Pse e bëjnë këtë nuk arrij të kuptoj

Lajme

Vuçiq akuzon palën shqiptare se nuk do marrëveshje: Pse e bëjnë këtë nuk arrij të kuptoj

Nga: F. B Më: 8 shtator 2021 Në ora: 19:17
Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka akuzuar palën shqiptare se nuk do marrëveshje as bisedime, por ka shtuar se nuk mund të kuptojë pse e bëjnë këtë, shkruan “Informer”, transmeton “Bota sot”.

Ai njoftoi se me 13 shtator, në Beograd ,në vizitë zyrtare vjen kancelarja Merkel.

“Kam pasur nderin si kryeministër ta pres, ndërsa tash kam nderin këtë ta bëj si president, kohën më të gjatë në vizitën në Ballkan ajo e kalon në Serbi dhe i jam mirënjohës”, ka thënë ai.

“Kemi rritur shkëmbimin tregtar me Gjermaninë për 300 për qind nga 2010, për në është me rëndësi që me Merkel të bisedojmë për çështjet kruciale në rajon, ndërsa në fund të muajit në Serbi vjen edhe Ursula von der Layen, kur do hapim një pjesë të rrugës drejt Nishit”, tha ai.

Vuçiq njoftoi se pas vizitës së Merkel do të udhëtojë për në Turqi, ku do takohet dhe bisedojë me presidentin Ergodan. Pas kësaj, do të takohet me grupin e Vishegradit dhe Dodikun, e më pas do të takojë Shmitin, sikurse që do ketë bisedime edhe me Ramën edhe Zaevin.

“Kemi përjetuar shumë presione, jemi përpjekur të heshtim, kam dëgjuar gjëra të pakuptimta për aksione edhe pozitën tonë në rajon”, tha Vuçiq.

“Sa i përket bisedimeve me Prishtinën, është arritur përparim kur bëhet fjalë për të pagjeturit, përparim tjetër nuk ka pasur”, u shpreh Vuçiq, duke shtuar se “Pala shqiptare nuk do asnjë lloj marrëveshje, ata nuk duan as bisedime. Pse e bëjnë këtë nuk po arrij ta kuptoj”.

Ai foli edhe për ngjarjet në Malin e Zi, ku përkundër ftesës ai nuk ka shkuar.

“Më kanë akuzuar se përmes SPC dua të krijoj Serbinë e madhe, disa njerëz vështirë përjetojnë humbjen dhe humbin nervat, kur dëgjoj përrallat për partneritetin me Gjukanoviç, pyes Viola von Cramon le të thotë kur kam pasur partneritet me Gjukanoviçin”.

“Nga Brukseli kurrë nuk do dëgjoni se pala e Prishtinës është fajtore që frenon bisedimet, po se fajësojnë Prishtinën edhe Beogradin. Serbia në asnjë mënyrë nuk është e interesuar të shkatërrojë pavarësinë e cilitdo vend në rajon. Nuk na intereson asnjë luftë, konflikt dhe nuk duam konflikte”, tha Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat