78 persona me CoVID-19 në gjendje të rëndë, kjo është situata me pacientët e shtruar në SHSKUK

Lajme

78 persona me CoVID-19 në gjendje të rëndë, kjo është situata me pacientët e shtruar në SHSKUK

Nga: M.L. Më: 9 shtator 2021 Në ora: 14:22
Foto ilustrim

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, njoftoi sot se në kuadër të klinikave COVID-19 -të në QKUK dhe spitaleve të përgjithshme, trajtim mjekësor nga COVID-19 po marrin 1122 pacientë.

1001 nga ta, janë të konfirmuar me COVID-19, 922 me oksigjeno-terapi dhe 78 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Në klinikave COVID-19, të QKUK-së, në trajtim janë 415 pacientë, 415 të konfirmuar me COVID-19, 353 me okisgjeno-terapi. Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 697 pacientë, 586 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 569 me oksigjeno-terapi”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, SHSKUK bëri të ditur numri e pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 101 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 108 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno), 105 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 89 pacientë

Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 33 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 16 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë

Spitali i Prizrenit, 151 pacientë

Spitali i Gjakovës, 85 pacientë

Spitali i Pejës, 200 pacientë

Spitali i Gjilanit, 100 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 28 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 59 pacientë

Spitali i Ferizajt, 74 pacientë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat