Kishte një vrimë në kokë, detaje të reja për 36-vjeçarin që u gjet i vdekur sot në Pejë

Lajme

Kishte një vrimë në kokë, detaje të reja për 36-vjeçarin që u gjet i vdekur sot në Pejë

Më: 14 shtator 2021 Në ora: 22:12
Baton Berisha

Mësohet se nga ekzaminimi fillestar, është konstatuar se ai kishte një vrimë në kokë, që dyshohet të jetë shkaktuar nga arma e zjarrit.

Baton Berisha, 36-vjeçar, u gjet pa shenja jete sot, në fshatin Sferkë e Thatë të Pejës.

Një ditë më parë, familjarët e tij e kishin raportuar në polici si të zhdukur, ndërsa sot e gjetën pa shenja jete në një fushë të këtij fshati.

Mësohet se nga ekzaminimi fillestar, është konstatuar se ai kishte një vrimë në kokë, që dyshohet të jetë shkaktuar nga arma e zjarrit.

Një burim brenda Prokurorisë Themelore në Pejë ka thënë se dyshimet e para janë se 36-vjeçari ka kryer vetëvrasje, por rasti do të zbardhet tërësisht vetëm pas rezultateve të autopsisë.

Baton Berisha la pas vetes tre fëmijë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat