“Të vras” – burri nga Prizreni ia drejtoi kallashin gruas në prani të fëmijëve, Gjykata merr vendim për të

Lajme

“Të vras” – burri nga Prizreni ia drejtoi kallashin gruas në prani të fëmijëve, Gjykata merr vendim për të

Më: 15 shtator 2021 Në ora: 15:13
Ilustrim

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve për B.A. i cili dyshohet se ka kërcënuar bashkëshorten e tij me vrasje.

Në njoftimin e Gjykatës është bërë e ditur se rasti ka ndodhur më 12 shtator.

I dyshuari është ngarkuar me veprat penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe “kanosja”.

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar: – Se deri më datë 13 shtator, i pandehuri B.A., ka mbajtur në pronësi dhe në posedim armën – pushkë automatike AK-47, së bashku me 82 fishek, në kundërshtim me Ligjin e zbatueshëm për armët, – Gjithashtu i pandehuri B.A., me datë 12 shtator në orët e mbrëmjes, në shtëpinë e tij, seriozisht e kanos viktimën e ndjeshme – bashkëshorten e tij, në prezencën e fëmijëve, në atë mënyrë që armën – pushkë automatike AK-47, ia drejton të dëmtuarës duke i thënë “të vras”, me ç ‘rast tek e dëmtuara shkakton frikë dhe ankth”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Tutje, Gjykata ka bërë të ditur me caktimin e paraburgimit është marrë parasysh pesha e veprës panel si dhe mënyrat e rrethanat në të cilat dyshohet se është kryer vepra penale.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën e veprës penale, si dhe mënyrën dhe rrethanat në të cilat dyshohet se është kryer vepra penale, ku i pandehuri në kundërshtim me ligjin posedon armë, dhe kanos të dëmtuarën – bashkëshorten e tij në prani edhe të fëmijëve të tyre, atëherë me lënien në liri të të pandehurit ekziston rreziku se i njëjti mund të përfundoj veprën penale për të cilën është kanosur, ose mund të përsërisë të njëjtën vepër penale”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat