Shkaku i serbëve të Kosovës, fillojnë sulmet mes politikanëve në Serbi: Ja kush e vendosi kufirin në Jarinje dhe Bërnjak!

Lajme

Shkaku i serbëve të Kosovës, fillojnë sulmet mes politikanëve në Serbi: Ja kush e vendosi kufirin në Jarinje dhe Bërnjak!

Nga: A.M Më: 19 shtator 2021 Në ora: 13:38
Petar Petkoviq

Politikanët në Serbi kanë filluar të përçahen, e gjithë kjo vjen lidhur me qëndrimet e tyre për Kosovën.

Së fundi, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar ndaj Drgana Dilas, pasi ky i fundit kritikoi presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

“Dragan Dilas, i cili me bashkëpunëtorët e tij vendosi kufirin në Jarinje dhe Bërnjak midis serbëve në Serbinë qendrore dhe bashkatdhetarët tanë në Kosovë dhe Metohi, nuk ka të drejtë morale për t'i dhënë mësime askujt", tha Petkoviq.

Madje, drejtori Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë kujtoi kohën kur politikani Dilas grumbulloi me miliona dinarë dhe nuk i ndihmoi serbët në Kosovë.

"Ndërsa njerëzit tanë në Kosovë dhe Metohi e ndjenin në lëkurë atdheun e tyre, Dilas dhe bashkëpunëtorët e tij në 2004 grumbulluan miliona dinarë dhe nuk ndanë asnjë për serbët në Kosovë dhe Metohi. Për të, njerëzit tanë në krahinë janë vetëm një monedhë e lirë për ryshfet dhe realizim të interesave personale politike, për të mbledhë disa pikë politike ”, shtohet në njoftim.

E në fund, Petkoviq tha se është e turpshme që një njeri si Dilas po e sulmon Vuçiqin, i cili sipas tij meriton medalje historike për investimin në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat