Në Dukagjin pak para zgjedhjeve një lajm i keq për borxhlinjtë e ujit

Lajme

Në Dukagjin pak para zgjedhjeve një lajm i keq për borxhlinjtë e ujit

Më: 20 shtator 2021 Në ora: 14:30
Foto Ilustrim

KRU ‘Hidrodrini’ në Pejë ka njoftuar konsumatorët se ka filluar çkyçja ng rrjeti i ujësjellësit të borxhlinjëve.

“Ekipet e terrenit paralelisht po bëjnë edhe çkyçjen e lidhjeve ilegale në sistem dhe këta të fundit do ballafaqohen edhe me prokurorinë. Ekipet e terrenit në shoqërim të Policisë, parreshtur po zbatojnë Vendimin e mësipërm. Ky aksion veçse ka filluar të jap rezultatet e para duke eliminuar humbjet të cilat me automatizëm po ndikojnë në sasinë e furnizmit për konsumatorë”, njofton Hidrodrini.

Ky aksion sipas tyre  është shtrirë në tërë zonën e mbulueshmërisë, në komunat Pejë, Istog, Klinë, Deçan dhe Junik.

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM ME RËNDËSI

KRU 'Hidrodrini' – Pejë,

Njofton konsumatorët e zonës së mbulueshmërisë se ka filluar çkyçjen nga rrjeti i  ujësjellësit të borxhlinjëve, duke filluar nga ekonomitë biznesore.

Ekipet e terrenit paralelisht po bëjnë edhe çkyçjen e lidhjeve ilegale në sistem dhe këta të fundit do ballafaqohen edhe me prokurorinë.

Ekipet e terrenit në shoqërim të Policisë, parreshtur po zbatojnë Vendimin e mësipërm.

Ky aksion veçse ka filluar të jap rezultatet e para duke eliminuar humbjet të cilat me automatizëm po ndikojnë në sasinë e furnizmit për konsumatorë.

Aksioni është shtrirë në tërë zonën e mbulueshmërisë, në komunat Pejë, Istog, Klinë, Deçan dhe Junik.

Uji është jetë, ta paguajmë dhe ta ruajmë, duke e përdorur racionalisht!

Me respekt;

Zyra për Media e KRU 'Hidrodrini' - Pejë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat