Lajçak informon vendet e BE-së për situatën në veri të Kosovës, bën thirrje për zvogëlim të tensioneve

Lajme

Lajçak informon vendet e BE-së për situatën në veri të Kosovës, bën thirrje për zvogëlim të tensioneve

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 14:36
Foto nga takimi

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se ka njoftuar vendet e BE-së për situatën në veri të Kosovës.

Lajçak përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se është i shqetësuar për situatën në veri dhe u ka bërë thirrje për zhvendosje.

“I informova vendet e BE-së për situatën në veri të Kosovës. Unë jam i shqetësuar dhe bëj thirrje për një zhvendosje të menjëhershme. Është e rëndësishme të zvogëlohen tensionet, të rivendoset një atmosferë paqësore dhe të lejohet liria e lëvizjes”, ka shkruar Lajçak.

Ai ka thënë se janë të gatshëm për të lehtësuar bisedimet për të gjitha çështjet e hapura në dialog. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat