Me 6 tetor në Slloveni mbahet Samiti i BE-së dhe vendeve të Ballkanit perëndimor

Lajme

Me 6 tetor në Slloveni mbahet Samiti i BE-së dhe vendeve të Ballkanit perëndimor

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 20:11
Foto ilustrim, BE

Samiti i BE-së dhe vendeve të Ballkanit perëndimor do të mbahet me 6 tetor në Brdo tek Kranji në Slloveni, ku pritet të marrin pjesë shefat e shteteve apo qeverive të vendeve të BE-së dhe kolegët e tyre nga regjioni i Ballkanit perëndimor, kanë njoftuar në Këshillin e BE-së, shkruajnë mediet serbe, transmeton “Bota sot” .

Nikoqir i Samitit do të jetë kryeministri slloven, Janez Jansha, ndërsa samiti do të udhëhiqet nga kryetari i Këshillit të Evropës Sharl Mishel, që së bashku me kreun e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen do të përfaqësojnë BE-në.

Ursula fon der Lajen pak ditë para këtij samiti do të vizitojë vendet e regjionit, ndërsa në Komisionin Evropian thonë se ky do të jetë rast jo vetëm që të konfirmohet perspektiva evropiane e Ballkanit perëndimor dhe integrimi i tyre, por edhe të sigurohet nxitja shtesë e aplikimit të planit ekonomik që është thelbi i angazhimit të BE-së në regjion.

Sipas organizatorit të këtij samiti, një mbrëmje para vetë samitit mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit, liderët e shteteve anëtare të BE-së do të kenë darkë jozyrtare në Slloveni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat