Gazetari shqiptar: Dy ngjarje shumë të rëndësishme ndodhën në Gjermani

Lajme

Gazetari shqiptar: Dy ngjarje shumë të rëndësishme ndodhën në Gjermani

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 22:24
Bahri Cani

Gazetari shqiptar që jeton në Gjermani, Bahri Cani njoftoi sonte për dy ngjarjete të rëndësishme që kanë ndodhur atje. E para sipas tij ka të bëjë me vrasjen e një të riu në vendin e punës nga një kundërshtar i masave kundër virusit.

Kurse e dyta ka të bëjë me masat e reja për personat që duhet të karantinohen, me të cilat preken edhe vendet e Ballkanit.

Dy ngjarje shumë të rëndësishme. Në Gjermani ka ndodhur një vrasje shumë e rëndë e një të riu 20 -vjeçar në vendin e punës, nga një kundërshtar i masave ndaj virusit Corona. Vrasja ka ndodhur vetëm pse i riu kërkonte që ky person të respektoj masat si të gjithë të tjerët dhe të vendosë maskën. Ndërsa Gjermania ka vendosur të fusë masa të reja për personat që duhet të karantinohen. Kjo i prek edhe personat që udhëtojnë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi.. për më shumë shikoni videon e publikuar tani në kanalin tim në youtube.com/c/bahricani”, shkroi Cani në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat