Dita e katërt, natë e qetë në kufi, serbët në barrikadë ndërsa ROSU në kontroll

Lajme

Dita e katërt, natë e qetë në kufi, serbët në barrikadë ndërsa ROSU në kontroll

Nga: F.B Më: 23 shtator 2021 Në ora: 08:25
Jarinje

Qytetarë të pakënaqur serbë me vendimin e Prishtinës për ndërrimin e tabelave të regjistrimit edhe natën e kaluar kanë protestuar duke qëndruar në kalimet Jarinje edhe Bërnjak në veri, nata kaloi qetë, ndërsa aty edhe më tutje janë të vendosur Njësia Speciale të Policisë së Kosovës ROSU, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

Ndonëse nata në atë pjesë për shkak edhe afërsisë me lumin është shumë e ftohtë, një grup serbësh kanë kaluar natën tek barrikada me mjete motorike edhe kamionë të vendosur ditë më parë, e gjithë situata është në kontroll dhe vëzhgim nga Policia e Kosovës.

Në vendkalimet administrative Jarinje dhe Bërnjak sipas “B92”, situata vazhdon të jetë e qetë , por e tensionuar. ROSU edhe më tutje ndodhet në atë pjesë, ku janë vendosur pas vendimit të Prishtinës për ndërrimin e tabelave të regjistrimit me ato të përkohshme në hyrje në Kosovë, gjë që ka shkaktuar shqetësim edhe pakënaqësi tek banorët lokal.

BE ka bërë thirrje për qetësim të situatës

Mbrëmë vonë BE ka ftuar palët për qetësimin e situatës në veri të Kosovës duke porositur se të gjitha aksionet e njëanshme dhe provokimet duhet të evitohen, pasi ato janë direkt kundër interesit të qytetarëve në regjion.

“Ftojmë udhëheqjet në Prishtinë dhe në Beograd që të marrin qasje përgjegjëse dhe përmes dialogut me ndërmjetësimin e BE-së të evitohet tensionimi i mëtutjeshëm i situatës dhe përsëri të vendoset atmosfera e qetë dhe të punohet në arritjen e zgjidhjes së mundshme”, thuhet në kumtesën e BE-së.

Sipas BE-së Është në interesin e r të gjithëve që të gjendet mënyra që do të krijojë mundësi për qarkullimin dhe lëvizjen e lirë dhe përmirësimin e përditshëm të jetës së qytetarëve në atë pjesë” , thuhet në ftesën e BE-së, dërguar mbrëmë tek dy palët.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat