Ministrja Gërvalla u takua me homologun e saj nga Armenia

Lajme

Ministrja Gërvalla u takua me homologun e saj nga Armenia

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 21:59
Foto nga takimi

Në kuadër të takimeve me kryediplomatë dhe krerë shtetërorë, në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, është takuar sot me ministrin e Jashtëm të Armenisë, Ararat Mirzoyan.

Sipas një njoftimi, ministrja Gërvalla, krahas çështjes së njohjes së pavarësisë së Kosovës, në këtë takim ka theksuar nevojën për shkëmbim dhe bashkëpunim për një gamë të gjerë të fushave mes të dy vendeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat