Mbi 81 mijë persona të vaksinuar kundër Covidit në Kosovë nën 20 vjeç

Lajme

Mbi 81 mijë persona të vaksinuar kundër Covidit në Kosovë nën 20 vjeç

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 10:33
Ilustrim

Janë bërë më shumë se një muaj kur në Kosovë ka filluar vaksinimi i grupmoshës 12-15 vjeç, kundër COVID-19.

Ndërsa, nga kjo moshë mund të vaksinohet vetëm ata fëmijë që kanë imunitet të dobët apo probleme shëndetësore, kështu kanë bërë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Në Kosovë vaksinohen fëmijët e moshës 12-15 vjeç, me indikacione mjekësore, pra ata që kanë imunitet të komprometuar, apo probleme te ndryshme shëndetësore, ky grupacion vaksinohet me vaksinën e Pfizer dhe pas konsultimeve të prindërve me mjekët përkatës”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.

Nga MSH-ja kanë njoftuar se deri më tani janë vaksinuar gjithsej 81 mijë e 781 fëmijë.

Sipas të dhënave të fundit, grupacioni prej moshës 0 deri 20 vjeç numëron 81 mijë e 781 të vaksinuar”, thuhet më tej në përgjigje.

Në Kosovë ditëve të fundit ka rënë numri i rasteve të reja dhe viktimave të prekur nga COVID-19.

Në 24 orët e fundit kanë vdekur katër persona dhe janë konfirmuar 84 raste të reja me Coronavirus. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat