Vuçiq bisedon me sekretarin e NATO-s, i ankohet për Kosovën, ia përmend edhe helikopterët dhe aeroplanët..

Lajme

Vuçiq bisedon me sekretarin e NATO-s, i ankohet për Kosovën, ia përmend edhe helikopterët dhe aeroplanët..

Nga: F.B. Më: 26 shtator 2021 Në ora: 16:17
Foto ilustrim

Presidenti i Serbisë Vuçiq, ka biseduar sot me telefon me sekretarin e përgjithshëm të NATO-së Jens Stoletenebrg për shkak situatës shqetësuese në veriun e Kosovës. Siç u kumtua nga presidenca, Vuçiq i ka thënë atij se Serbia nuk ka shkelur mee asgjë marrëveshjen e Brukselit as rezolutën 1244 të OKB-së, as nuk ka rrezikuar paqen, shkruan “Kurir” transmeton “Bota Sot”.

"tash shtatë ditë zgjat okupimi i plot me mjete të blinduara i veriut të Kosovës nga Prishtina dhe të gjithë mekanizmat ndërkombëtar heshtin” i ka thënë Vuçiq atij, sipas kumtesës.

Vuçiq u shpreh se të gjithë “befasisht u shqetësuan kur në territorin e Serbisë qendrore i panë helikopterët dhe aeroplanët e Serbisë, sepse me gjasë nuk duhet të ekzistojnë, as të guxojnë të fluturojnë” përderisa nuk i lejon kryeministri Kurti apo dikush nga bashkësia ndërkombëtare.

Në kumtesë thuhet se Vuçiq falënderoi Stoletnberg-un në raportin korrekt dhe dëshirën për të dëgjuar palën serbe, duke i shtruar pyetje cilën rregullore e ka shkel Serbia, sot, dje apo ndonjëherë, shkruan “Kurir”.

Serbia respekton marrëveshjet ndërkombëtare dhe do sillet me përgjegjësi e seriozisht, por Serbia pyet kur do formohet asociacioni dhe kur do tërhiqen autoblindat nga veriu, ka thënë Vuçiq.

Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan të vazhdojnë kontaktet për shkak të domsodoshmërisës së ruajtjes së paqes edhe stabilitetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat