Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur tregon se kur do të riatdhesohen eshtrat e viktimave të masakrës së Rrezallës

Lajme

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur tregon se kur do të riatdhesohen eshtrat e viktimave të masakrës së Rrezallës

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 17:13
Foto ilustrim

Viktimat e Masakrës së Rrezallës të zhvarrosura nga varreza masive në Kizhevak, Serbi, do të riatdhesohen në Republikën e Kosovës më 30 Shtator 2021, njofton Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Komisioni Qeveritar i Republikës së Kosovës për Persona të Zhdukur, në koordinim me familjet, në vazhdimësi ka kërkuar që riatdhesimi i këtyre eshtrave të ndodhë sa më parë.

Bazuar në raportet e identifikimit, eshtrat e zhvarrosura në Kizhevak iu përkasin shtatë identifikimeve të reja të nga masakra e Rrezallës si dhe dy ribashkimeve me eshtrat e zhvarrosura vite më parë nga varreza masive në Rudnicë, të Rashkës, Serbi.

Riatdhesimi i mbetjeve mortore të viktimave do të realizohet në bashkëpunim me përkrahjen e familjeve, Institutit të Mjekësisë Ligjore, Policisë së Kosovës – Sektorit për Krime Lufte , Ministrisë së Mbrojtjes dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq”, njofton Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat