Kryeparlamentarja e Shqipërisë, e shqetësuar me pasivizimin masiv të vendbanimeve shqiptare në Serbi

Lajme

Kryeparlamentarja e Shqipërisë, e shqetësuar me pasivizimin masiv të vendbanimeve shqiptare në Serbi

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 08:16
Lindita Nikolla

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, nëpërmjet një letre drejtuar përfaqësuesit politik të Medvegjës, Muharrem Salihu, ka shprehur vullnetin e saj për të mbështetur shqiptarët që jetojnë në krahinën e PMB-së, respektivisht në Medvegjë, përcjell AFEDS.

Ajo nëpërmjet një letre të cilën ia ka kthyer përfaqësuesit politik të Medvegjës, Muharrem Salihut, ka deklaruar se shumë shpejt, do të zhvillohet një takim.

Me ç’rast do të njoftohet më gjerësisht për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Medvegjë.

Letra e plotë e kryetares së Kuvendit te Shqipërisë, drejtuar përfaqësuesit politik, Muharrem Salihut:

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat