Rusia do t`i sjell në Serbi sistemet raketore me rreze veprimi deri ne 400 km/ Plani i Moskës dhe Vuçiqit kundër Kosovës dhe Perëndimit

Lajme

Rusia do t`i sjell në Serbi sistemet raketore me rreze veprimi deri ne 400 km/ Plani i Moskës dhe Vuçiqit kundër Kosovës dhe Perëndimit

Nga: M.L. Më: 28 shtator 2021 Në ora: 11:08
Foto ilustrim, armët ruse në Serbi REL

Publicisti Dardan Islami vlerëson se Moska së bashku me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq po bëjnë luftë psikologjike nga e cila Kosova nuk mund të dalë pa ndihmën e aleatëve.

Islami në një postim në Facebook, ka shkruar se në tetor në tetor Rusia në manovrat e përbashkëta ushtarake në Serbi do t`i sjell sistemet raketore S 400, sistem ky i sofistikuar kundër ajrore, me rreze veprimi deri ne 400 km, që i rrezikon seriozisht aeroplanët e NATO-s!

Kjo luftë psikologjike që po bën Moska dhe Vuçiqi, është një faze e re në të cilën kemi hyre dhe nga e cila nuk mund të dalim pa ndihmën e plote të aleatëve tanë!”, shkruan Islami në Facebook.

Sipas tij, gjuha kërcënuese e Vuçiqit tashmë e ka tejkaluar edhe Millosheviçin.

I mllefosur dhe plot urrejtje ndaj Perëndimit për bombardimet me 1999, ai sot pas 22 vitesh me përkrahje të Putinit po e teston dhe po i revanshohet BE dhe NATO-s, me shpresë se mos po i përçan ata, pikërisht në Kosovë prej nga ushtria ruse u tërhoq e pafuqishme vetëm pas disa muajsh!”, u shpreh ai.

Kështu, Islami tha se perëndimi ia ka dhënë Serbisë të gjitha mundësit këto dy dekada, mbase ka ardhur koha për sanksione?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat