​Basha për marrëveshjen sotme: Ky është një hap i rëndësishëm në uljen e tensioneve

Lajme

​Basha për marrëveshjen sotme: Ky është një hap i rëndësishëm në uljen e tensioneve

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 16:27
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Basha ka përshëndetur marrëveshjen e arritur në Bruksel për de-eskalimin e situatës në veri.

Ai në një postim në Twitter ka shkruar se ky është një hap i rëndësishëm në uljen e tensioneve dhe në trajtimin e barabartë të qytetarëve në të dy anët e kufirit.

“Përshëndes marrëveshjen e arritur sot mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e të dërguarit special të BE, Miroslav Lajçak. Ky është një hap i rëndësishëm në uljen e tensioneve dhe në trajtimin e barabartë të qytetarëve në të dy anët e kufirit. Unë dhe PD mbështesim dhe inkurajojmë përpjekjet dhe angazhim e BE dhe SHBA për një zgjidhje të përhershme, për marrëveshjen e njohjes reciproke mes Kosovës dhe Serbisë”, shkruan Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat