Sot u dënua me burgim të përjetshëm, si ndodhi vrasja e gruas nga burri në Prizren

Lajme

Sot u dënua me burgim të përjetshëm, si ndodhi vrasja e gruas nga burri në Prizren

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 11:17
Bajram Velija, Armenda Velijan

Bajram Velija i cili më 6 gusht të vitit 2019 rreth orës 23:00 e kishte vrarë gruan e tij, Armenda Alija, në lagjen Ortakoll të Prizrenit sot u dënua me burgim të përjetshëm.

Çifti i cili jetonin dhe vepronin në Zvicër ishin duke qëndruar në Kosovë për dy javë rresht, pasi ishin në kohën e pushimit.

Sipas Gjykatës Themelore të Prizrenit thuhet se para se të ndodhte vrasja çifti kishin një mosmarrëveshje mes vete.

Pas zënkës, e ndjera kishte dalë nga shtëpia, ku më pas burri i saj e kishte marrë armën e llojit “Pietro Beretta Gardone” dhe kur e kishte parë që viktima kishte dalë nga objekti i banimit, kishte shtënë 15 herë në drejtim të saj.

Sipas gjykatës thuhet se me “Ç ‘rast të njëjtën e godet 14 herë në pjesë të ndryshme të trupit duke filluar nga koka, qafa, gjoksi e deri në këmbë, nga goditja e predhave viktima rrëzohet për toke, dhe nga plagët e marra ndërron jetë në vendin e ngjarje, ku pastaj i pandehuri viktimën e mbulon me një fustan të saj dhe e pret ardhjen e Policisë”.

Menjëherë, pas këtij akti Bajram Velija ishte vet ai që e lajmëroi policinë duke pranuar se shtiu me armë mbi gruan e tij.

Trupi i viktimës ishte dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Familjarët e çiftit në vitin 2019 kishin thënë se nuk ia kishin idenë se pse kishte ardhur deri te vrasja e Armendës.

Ndryshe, ky çift nuk kishte të lajmëruar ndonjë rast dhune në policinë e Prizrenit. Për ta kjo ishte martesa e dytë nga e cila nuk kishin fëmijë.

Më poshtë ndiqeni kronikën e realizuar më 7 gusht të vitit 2019, një ditë pas vrasjes së ndodhur asokohe në Prizren.

Viktima ishte varrosur më 9 shtator të 2019-ës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat