Publikohet fotografia e 10 vjeçarit që u gjet i vdekur në kabinën e një kamioni

Lajme

Publikohet fotografia e 10 vjeçarit që u gjet i vdekur në kabinën e një kamioni

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 21:55
A. Kastrati

Sot në Malishevë është gjetur pa shenja jete një 10-vjeçar në kabinën e një kamioni.

Këtë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë thënë që në vendngjarje është gjetur edhe një armë.

Viktima është A. Kastrati nga fshati Zatriq i komunës së Rahovecit.

“Një fëmijë 10 vjeçar është gjetur pa shenja jetë në një kabinë të kamioni në Malishevë sot rreth orës 13:30 nga familjarët e tij. Ata kanë marrë trupin e pa jetë edhe e kanë dërguar në Qendrën Kryesore Familjare të Malishevës. Menjëherë njësitet e policisë dhe prokurori kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin, i cili është hetim i vdekjes. Në vendin e ngjarjes është sekuestruar edhe një armë“, ka thënë zëdhënësi i PK-së në Gjakovë, Nysret Gjurkaj.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat