Si i përdori ambasadori rus kriminelët serbë për tensionet në veri të Kosovës?

Lajme

Si i përdori ambasadori rus kriminelët serbë për tensionet në veri të Kosovës?

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 21:04
Aleksander Botsan-Kharchenko

Mbështetja e ambasadorit rus në Serbi Aleksander Botsan-Kharchenko për barrikaduesit serbë në Kosovë përmes vizitës të tij në vendkalimin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë në “Jarinje” së bashku me atasheu ushtarak Alexander Zinchenko dhe Ministrin e Mbrojtjes së Serbisë, nuk është e vetmja mbështetje që korid diplomatik rus e bën për barrikaduesit serb në veri të Kosovës.

Interesimi i Rusisë për të përdorur Serbinë dhe serbët e veriut të Kosovës në mënytrë që ta destabilizojë destabilizuar Kosovën është i hershëm.

Atë që s’ia doli ta bënte Rusia në vitin 1999, kur po provonte që ta kontrollonte ushtarakisht pjesën veriore të Kosovës, në vitin 2012, ambasadori rus në Serbi, Alexandar Konuzin provoi që në forma të tjera ta përdorë. Ai vizitoi barrikadat dhe protestuesit e dhunshëm serb në veri të Kosovës, për të ofruar mbështetjen e Rusisë ndaj tyre.

Pjesa e tretë e dokumentarit VIRUSSIA ka paraqitur dëshmi se si ambasadori rus në Serbi përdori strukturat kriminale serbe në veri për të organizuar barrikadat, me qëllim të pengimit të shtrirjes së sovranitetit të Kosovës në komunat e në Kosovën Veriroe dhe me qëllim të tensionimit të situatës së sigurisë.

Kriminelët serbë, të cilët e pritën në barrikada ambasadorin rus dhe të cilët morën mbështetje nga ai, ishin të udhëhequr nga Zoran Milojeviq dhe Misha Vasiq. Milojeviq edhe pse akuzohet për kidnapim të aktivistëve opozitarë serbë, asnjëherë nuk është kapur nga organet e drejtësisë të Serbisë. Sipas mediave në Serbi, ai akuzohet dhe për një varg veprash kriminale.

Ndërsa Vasiq është udhëheqës i një grupi politik të djathtës ekstreme serbe. Një nga grupet e tilla, të cilat i ka formuar dhe i përkrah akoma Kremlini, me qëllim të ndikimit të jetës politike, është e ashtuquajtura Partia Politike “Zavetnici” nga Serbia. Ky grup i presionit politik lindi në vendin ku po bëheshin protestat kundër marrëveshjes në mes të Kosovës dhe të Serbisë, gjë të cilën në vazhdimësi e kundërshton Rusia.

“Zavetnici” u bënë një nga instrumentet më të përfaqësuara ruse në Serbi dhe vende të tjera në Ballkan. Barrikadat e ngritura dhe të dhunshme në veriun e Kosovës, aty ku lindi “Zavetnici”, e morën menjëherë ndihmën e ambasadorit rus, për këtë qëllim Ministria e Emergjencave e Rusisë, kishte dërguar edhe material humanitar për serbët.

Ambasadori rus në Serbi Alexandar Konuzin kishte kritikuar serbët se nuk po u intereson për veten e tyre dhe për fatin e bashkatdhetarëve të tyre, duke i nxitur edhe kundër Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Dokumentari VIRUSSIA ka paraqitur se si ambasadori rus ishte përplasur me pjesëmarrësit e një forumi në Beograd, kur kishte pyetur audiencën “A ka serbë në këtë vend?”, gjë e cila nuk ishte pëlqyer nga pjesëmarrësit të cilët e kishin ndërprerë fjalimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat