Thirrja e Dodikut për serbët e Kosovës: Kjo është lufta juaj, ju keni ata horra tradhtarë...

Lajme

Thirrja e Dodikut për serbët e Kosovës: Kjo është lufta juaj, ju keni ata horra tradhtarë...

Nga: N.Sh Më: 7 tetor 2021 Në ora: 22:08
Milorad Dodik

Anëtari serb i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Milorad Dodik, u bëri thirrje serbëve në Kosova që të mblidhen rreth Listës Serbe, për të cilën ai uroi sukses në zgjedhjet lokale të caktuara për 17 tetor.

I uroj suksese Listës Serbe. I bëj thirrje të gjithë serbëve që të mblidhen rreth Listës Serbe, që të mos lodhen kurrë duke luftuar”, tha Dodik në TV Pink, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ai vuri në dukje se lufta e serbëve në Kosovë duhet të jetë politike dhe se ata duhet të mblidhen rreth përfaqësuesve serbë.

"Lufta duhet të jetë politike, duhet të ketë një tubim rreth përfaqësuesve tanë, ju keni ata horra që janë tradhtarë, të cilët i paraqiten serbëve, unë shoh që në Bosnjë dhe Hercegovinë çdo ditë, ju keni një situatë si Mustafa, që deklarohen si kroat ose si serb, ai zë disa vende në Federatë, të cilat ndoshta do të jenë ose tashmë janë në Kosovë", tha Dodik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat