Policia nga sot fillon gjobat për automjetet që nuk vendosin stikersa

Lajme

Policia nga sot fillon gjobat për automjetet që nuk vendosin stikersa

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 10:23
Foto ilustrim

Nga e premtja, Policia e Kosovës do të gjobitë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk e zbatojnë vendimin për vendosjen e stikersave.

Ministria e Punëve të Brendshme u  ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të pajisen me stikersa në Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve dhe stacionet më të afërta policore, në të kundërtën Policia e Kosovës do t’i gjobitë.

Ky vendim vjen si rezultat i marrëveshjes për targa të arritur në Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë.

Referuar pikës 2 të kësaj marrëveshjeje, parashihet zbatimi i përkohshëm i sistemit të stikersave, me të cilat si Kosova, ashtu edhe Serbia, do të mbulojnë elementet shtetërore të targave të njëra- tjetrës.

Aplikimi i letrave ngjitëse ka nisur nga 4 tetori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat