Analisti serb flet për incidentin pas aksionit të kontrabandës në veri të Mitrovicës, ja kush qëndron pas tij

Lajme

Analisti serb flet për incidentin pas aksionit të kontrabandës në veri të Mitrovicës, ja kush qëndron pas tij

Nga: F.B Më: 15 tetor 2021 Në ora: 10:51
Nikola Antiç

Për secilën krizë në Kosovë ka një nënshkrim, prapa konfliktit të fundit qëndron nënshkrimi amerikan edhe britanik.

Kështu u shpreh eksperti për siguri globale Nikola Antiç, duke shtuar se “i gjithë tregimi udhëhiqet për të shkatërruar Serbinë”, shkruan media serbe, transmeton “Bota Sot”.

““Dikush do të nxis luftën”. Rastet si krushk, Jovanjica, sulmi ndaj Kishës, ndeshja në Rashkë dhe dëgjimi i bisedave të Vuçiq...të gjitha janë parë në vitet 90-ta. Po aplikohet skenari i Guatemales, Kongos, ku faktori i jashtëm bënë tregimin. Është e qartë se nënshkrimi amerikan edhe britanik nxit krizën”, tha ai për TV Kurir.

Antiç shtoi se lufta kundër kontrabandës është legale.

“Por dihet kush e bën, ju te ne keni situatën që dikush ndjek kontrabandën me organizatë terroriste dhe shtie rafalë në popullin e pambrojtur, pastaj keni deklaratën e turpshme të KFOR-it se forcat shqiptare nuk kanë bërë asgjë të keqe”.

Të gjitha ngjarjet në këto hapësira nga vitet 90-ta sipas tij kanë vetëm një qëllim, copëtimin dhe shkatërrimin e Serbisë.

“Qëllimi i operacioneve speciale që udhëhiqen kundër Serbisë që nga viti 1995 ende nuk kanë mbaruar. Nga Serbia qartë duhet dërguar porosi nëse jemi të gatshëm të mbrojmë djepin e popullit tonë ose nuk jemi”, tha Antiç.

Perëndimi i paraqet serbët si kriminelë – ka vullnetarë që do luftonin

Deputeti nga Mitrovica, Lubomir Mariç, theksoi se serbët deri tash treguan unitetin më të madh.

“Aktualisht situata është e qetë, Kurti dëshmoi se është i gatshëm në çdo gjë. Çdo gjë që po ndodhë është provokim i Serbisë, ndërsa dje u dëshmua uniteti më i madh dhe se nuk duam të durojmë provokimet e tilla. Sreçko Sofronijeviç ndodhet në spital, Për ne zgjedhjet janë mënyra e vetme ta mbrojmë tonën, por nuk dimë çka mund t’i bie në mend Kurtit. Politika po mbështetet në nacionalizëm, drejtuar kundër serbëve në Kosovë. Kjo politikë mund të sjell konflikte, nga ambasadorët askush nuk dënoi të shtënat në serbë, ne na shikojnë si kriminelë dhe kontrabandistë, që nuk është mirë”, tha Mariç.

Eksperti i sigurisë Antiç tha se prania e shërbimit informativ britanik në Shkup është shqetësuese.

“Mjafton të shikohen aktivitetet e shërbimit informativ britanik që bënë pikë të veten në Shkup. Unë nuk di nëse në Kosovë ishin ‘Gurke’. Kjo është këmbësoria e lehtë - rreth 3 mijë e 500 dhe kanë ardhur për nxitjen e problemeve për ne. Për ne që e drejta ndërkombëtare nuk respektohet dhe askush nuk qanë kokën për atë popull. Nuk jemi ne ata që ndikojmë në jetën e serbëve, por ata që organizojnë këtë shfaqje teatrale dhe ata nuk iu intereson populli. A iu interesoi populli në Kongo, ku iu prenë duart njerëzve? Apo në Guatemala e Venzuela? Populli iu shërben si mish për top”, tha Antiç.

Ai shtoi se serbët në Kosovë nuk i mban fuqia, por instinkti natyror.

“Nëse atë popull nuk e mbron OKN, do duhej ta bënte Serbia, e nëse jo Serbia, atëherë ai popull do mbrohet vetë. Ka edhe shumë tjerë që do mund të luftojnë vullnetarisht”, tha Antiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat