Debat i ashpër Gjorgjeviç e Bërnabiç për Kosovën/ Gjorgjeviç, Bërnabiçin s’e pyet askush: Mundet me mbështjell sarma apo me zie lakra

Lajme

Debat i ashpër Gjorgjeviç e Bërnabiç për Kosovën/ Gjorgjeviç, Bërnabiçin s’e pyet askush: Mundet me mbështjell sarma apo me zie lakra

Nga: F. B Më: 16 tetor 2021 Në ora: 17:02
Gjorgjeviç e Bërnabiç

Pas deklaratës së Bërnabiç për “Veçernje Novosti” se është e mundshme marrëveshja historike mes shqiptarëve e serbëve, por për te duhen lider edhe njerëz të guximshëm si Vuçiq, ka plasur polemika mes liderit të Lëvizjes Çlirimi Mlagjan Gjorgjeviç dhe kryeministres Bërnabiç, ky i fundit i thotë se ty nuk të pyet askush mundeshe vetëm me mbështjell sarma apo me zie lakra, shkruan “Kurir”, transmeton “Bota Sot”.

“Zotëri a jeni mirë? Lajmëroni, ju lutem, nëse ju duhet ndihmë” ka qenë përgjigja e kryeministres Bërnabiç në Tviter si përgjigje ndaj Gjorgjeviç.

Ai paraprakisht e kishte përmendur Bërnabiç në rrjetin social lidhur me deklaratën e saj për marrëveshjen e mundshme historike mes shqiptarëve e serbëve, por për nevojën e liderëve me vizion e të guximshëm si Vuçiq.

Ajo për “Veçernje Novosti” ka thënë se si kryeministre nuk do nënshkruante pranimin e pavarësisë së Kosovës.

Gjorgjeviç pas kësaj deklarate ka thënë “se ajo nuk pyetet për asgjë dhe nënshkrimi i saj nuk llogaritet, duke shtuar se do të ishte mirë të mbështjellë sarma edhe ziente lakra, ndërsa ai do siguronte materialin”.

Bërnabiç ka përmendur edhe presionet  ndryshme ndaj Serbisë, porse Vuçiqit nuk mundet të i jepen ultimatume edhe shërbehen zgjidhje. Serbia sipas saj nuk dëshiron konflikt të ngrirë pasi interesi i vendit është paqja, stabiliteti dhe bashkëngjitja në BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat