Njihuni me kandidaten më të votuar të të gjitha partive për Asamblenë e Fushë Kosovës

Lajme

Njihuni me kandidaten më të votuar të të gjitha partive për Asamblenë e Fushë Kosovës

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 09:14
Mirlinda Krasniqi

Pas zgjedhjeve lokale gjysma e komunave shkon në balotazh, e mes tyre edhe komuna e Fushë Kosovës.

Në Fushë Kosovë do të ketë balotazh mes kandidatit të LDK-së, Burim Berisha dhe atij të Vetëvendosjes, Enver Bajçinca.

Image

Ky rezultat mund të vlerësohet si befasues, sepse në të gjitha projeksionet parashihej fitorja pa balotazh e kryetarit aktual të Fushë Kosovës, Burim Berisha, i cili edhe morri 49.69 përqind të votave.

Në listën e asambleistëve të propozuar nga LDK, ishte edhe psikologia dhe afaristja Mirlinda Krasniqi.

Mirlinda Krasniqi, ka vizion të qartë për kontribut të drejtpërdrejtë në zhvillimin edhe më të mirë të Fushë Kosovës, andaj hyri në garë duke shpresuar për një karrige në Asamble.

Image

 

Zëri i psikologes që garoj per asambleiste tashmë do të dëgjohet në Komunën e Fushë Kosovës, pasi ajo ka fituar votat e mjaftueshmë për të qenë pjesë e Asamblesë Komunale.

Madje, mësohet se Mirlinda Krasniqi është kandidatja më e votuar e të gjitha partive për Asamblenë e Fushë Kosovës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat