Kosova shpalli “non grata” dy zyrtarë rusë/ Reagon ashpër Ministria e Jashtme ruse

Lajme

Kosova shpalli “non grata” dy zyrtarë rusë/ Reagon ashpër Ministria e Jashtme ruse

Nga: A.M Më: 24 tetor 2021 Në ora: 10:06
Maria Zaharova

Ministria e Jashtme e Rusisë ka reaguar pas shpalljes “non grata” të dy zyrtarëve rusë nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Autoritetet e vetëshpallura të Kosovës dhe forcat pas tyre nuk reshtin së provokuari diplomatët rusë në Republikën e Serbisë.

Sapo bashkëpunëtorët e zyrës në Prishtinë të Ambasadës Ruse në Serbi u larguan nga territori i Kosovës, u organizua një provokim i ri - u lëshua dezinformata me qëllim të vënies në dyshim të respektimit të Rusisë ndaj Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB -së," tha udhëheqësja e departamentit të informacionit dhe mediave në MPJ-në ruse, Maria Zaharova, transmeton “Bota sot”.

Ajo theksoi se Rusia dënon fuqishëm "sjellje të tilla destruktive dhe hedh poshtë të gjitha insinuatat për ndryshimin e pretenduar të qëndrimit të Rusisë ndaj mosnjohjes së "Republikës së vetëshpallur të Kosovës".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat