“Kam me të gjetë ku je e ku s’je” – flet gruaja që raportua si e zhdukur me pesë fëmijët e saj

Lajme

“Kam me të gjetë ku je e ku s’je” – flet gruaja që raportua si e zhdukur me pesë fëmijët e saj

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 10:30
Foto ilustrim

Rrahjeve iu iku duke u larguar nga shtëpia, por kërcënimet thotë se i erdhën pas.

M.N nga Gjakova cila para pesë ditësh u raportua e zhdukur bashkë me 5 fëmijët e saj, thotë se iku nga shtëpia për t’iu shmangur dhunës nga burri.

“Ka me të gjetë ku je e ku s’je dhe ki me pa se ku ki me përfundu”, citon ti ketë thënë ai.

Në kushte anonimiteti thotë se ajo është kërcënuar nga burri edhe me armë, por i njëjti i mohon këto akuza.

Ai thotë se asnjëherë nuk ka ushtruar dhunë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat