Gexha-Bunjaku pret në takim Ambasadorin italian, diskutojnë për pandeminë Covid-19

Lajme

Gexha-Bunjaku pret në takim Ambasadorin italian, diskutojnë për pandeminë Covid-19

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 12:42
Foto nga takimi

U.d e ministres së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, Dafina Gexha Bunjaku ka pritur në takim njoftues Ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, Antonello De Riu.

Në njoftimin për media thuhet se në këtë takim është biseduar për pandeminë COVID-19, procesin e vaksinimit dhe mbështetjen që Kosovës i kanë dhënë partnerët ndërkombëtarë në ballafaqimin me sfidën e pandemisë.

Në këtë drejtim, Ministrja Gexha Bunjaku ka falënderuar shtetin e Italisë për mbështetjen konkrete që i ka ofruar sistemit shëndetësor në Kosovë në vazhdimësi.

Ministrja Gexha Bunjaku dhe Ambasadori De Riu janë pajtuar për fuqizimin e projekteve të përbashkëta në shëndetësi dhe, gjithashtu, kanë theksuar rëndësinë e vaksinimit dhe zbatimin e masave kundër COVID-19 me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik”, thuhet në njoftim.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat