Mediat serbe e quajnë skandaloz shtojcën televizive në një TV malazez, ku sipas “Pravda” fyhen serbët edhe kisha ortodokse

Lajme

Mediat serbe e quajnë skandaloz shtojcën televizive në një TV malazez, ku sipas “Pravda” fyhen serbët edhe kisha ortodokse

Nga: F.B Më: 26 tetor 2021 Në ora: 19:09
Mirka Deviç

Televizioni i qytetit në Malin e Zi që është nën kontroll të presidentit malazez, ka tubuar “xhevahir” të gazetarisë së DPS, ndër të cilat shquhet Mirka Deviç, gazetarja që u shkollua në beograd dhe që është e lindur në Ivanjicë, shkruan “Pravda”, duke e quajtur shtojcën televizive të përgatitur nga kjo gazetare si skandaloze, transmeton “Bota Sot”.

Në të vërtetë, kjo nuk është hera e parë që “Gradski TV” në Malin e Zi emeton përmbajtje fyese, që fyejnë serbët dhe kishën ortodokse serbe. Deviç në emisionin e saj, ia doli që në mënyrë të thjeshtë dhe përmes metodave më primitive lëndohet populli, qytetarët që janë pjesëtar të Kishës ortodokse serbe, të cilët përbëjnë më shumë se 70 për qind të banorëve të Malit të Zi, shkruan “Pravda”.

-“Mirëmbrëma – në grabitjen e armatosur në Nikshiq ka mbetur i vdekur një njeri. U vra, sipas dëshmitarëve përderisa ishte në përpjekje për të rrëmbyer pensionet pensionistëve nikshiqas. Dy të dyshimve janë arrestuar fal intervenimit të shpejtë të policisë. Të dy besimtar krenar të Kishës ortodokse të Serbisë mbrojtësve të objekteve të shenjta, ata që protestuan ne itija rrugëve. Kohë më parë në Berane, vëllai i tyre sipas Krishtit plaçkiti kishën, të njëjtën të cilën e mbrojtën kinse me muaj. Shokët e tyre besimtarë nga Tivti dhe Cetinja hapur kanë kërcënuar me Srebrenicë të re. Anëtarët e organizatave esktremsite ortodokse mund të i njihni me atë që në trupa kanë vizatuar kryqe e gojët i kanë plot Ostrog. Mos vjedh, mos vrit të afërmin, përqafon të afërtin janë shndërruar në : vjedh, vrit, urre të gjithë ata që nuk janë si ti. Kush i ka ndihmuar në këtë, çka i ka porosit kisha që e mbrojtën”, ka thënë ndër tjera gazetarja Mirka Deviç.

Gazeta “Pravda” shkruan se për “komitet dhe milogorcet” si i quan gazeta (malazezët që mbronin vendin), gjëja kryesore është rrëzimi i Serbisë, diskreditimi i kishës ortodokse, kështu që, tash në çdo mënyrë tentojnë ta akuzojnë kishën se është fajtore për krime, edhe pse kisha dënon të gjitha veprat e këqija që ndodhin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat