Miss Serbia “çmend” serbët pasi bëri shqiponjën dykrerëshe, ja çfarë shkruajnë mediat atje

Lajme

Miss Serbia “çmend” serbët pasi bëri shqiponjën dykrerëshe, ja çfarë shkruajnë mediat atje

Nga: F.B Më: 27 tetor 2021 Në ora: 08:34
Valentina Petroviç

Mediet serbe e quajnë skandaloze sjelljen e vajzës Miss Serbia, Valentina Petroviç, e cila në një moment ishte bashkuar me vajzat Miss Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi, të cilat kanë bërë foto duke ndërtuar me duar shqiponjën me dykrerëshe, ndërkohë e quajnë si “larje gjynahi” foton kur ajo ngre tre gishta.

Missi ka bërë skandal duke bërë shqiponjën ka shkruar “Espreso”, ndërkohë që pastaj publikon edhe deklaratën e Valentina Petroviç – Missit të përfolur se “Dua publikisht të prononcohem lidhur me foton që po shpërndahet edhe komentohet shumë në rrjetet sociale”, transmeton “Bota Sot”.

Këtë deklaratë ajo e bëri pasi lajmi mori jehonë se si përfaqësuesja serbe në përzgjedhjen për Miss interkontinental, Valentina Petroviç, së bashku me përfaqësuesen e Malit të Zi dhe Kosovës ka krijuar me duar shqiponjën dykrerëshe.

"Në kohën e euforisë në festën që bëhej jam ftuar që të bëj fotografi dhe vajzat që më ftuan më mësuan duart si të qëndroj, nuk kam pasur asnjë qëllim të keq, ishte moment i mos mendimit të thellë dhe spontanitetit të marrë”, tha Valentina , ndërkohë që më pas rreth kësaj u prononcua edhe i ati i saj Aleksander Petroviç, përmes Instagramit.

Në të vërtetë në rrjetin social Instagram në profilin e Aleksandar Petroviç publikoi foton e vajzës së vetë, e cila ishte veshur me kostum kombëtar, ndërsa në tjetrën foto shihej ajo që kishte ngritur tre gishta, si shenjë të serbëve, duke dashur të pastrojë hapin e turpshëm të vajzës së vetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat