Ministria del me njoftim për vdekjen e regjisores Berisha, e cila vdiq në vend të punës

Lajme

Ministria del me njoftim për vdekjen e regjisores Berisha, e cila vdiq në vend të punës

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 14:30
Burbuqe Berisha

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka dal me njoftim për vdekjen e regjisores Burbuqe Berisha, e cila vdiq sot në objektin e kësaj ministrie, ku edhe punonte.

Ministria u ka shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë komunitetit arstistik.

“Me pikëllim ju njoftojmë se sot në mesditë në Ministrinë e Kulturës papritmas ka ndërruar jetë regjisorja e filmit dhe teatrit Burbuqe Berisha. Jemi thellësisht të prekur nga kjo ngjarje dhe u shprehim ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë komunitetit artistik”, thuhet në njoftim.

Tutje, është dhënë edhe një profil i veprimtarisë së saj.

“Burbuqe Berisha ishte regjisore e një numri të konsiderueshëm të filmave të shkurtër, të gjatë, dokumentarë, serive televizive, shfaqjeve teatrore dhe fituese e disa shpërblimeve në festivale të filmit dhe teatrit me karakter vendor e ndërkombëtar.

Berisha në vitin 2019 mori çmimin kombëtar për kinematografi.

Ajo ka punuar si menaxhere në Kino ABC në Prishtinë, si producente në Kosova Film, po ashtu ishte drejtoreshë e përgjithshme e Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe anëtare e Këshillit Drejtues të QKK-së, si dhe të Ansamblit “Shota”.

Së fundi ishte pjesë e përgatitjes së regjisë për koncertin inaugurues të Operës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e ministrisë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat