Miss Serbia e bëri shqiponjën, çmend babin e saj që ishte pjesë e çetnikëve dhe luftoi në Kosovë: Kjo është një katastrofë

Lajme

Miss Serbia e bëri shqiponjën, çmend babin e saj që ishte pjesë e çetnikëve dhe luftoi në Kosovë: Kjo është një katastrofë

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 15:03
Valentina Petroviç

Miss Serbia Valentina Petroviç ka pozuar me Miss Shqipëria, Miss Kosova dhe Miss Mali i Zi gjatë konkursit për Miss Internacional. Ato shfaqën me duar shenjën e shqiponjës dykrenore, e cila është simboli i Shqipërisë. Me atë foto ajo ngjalli shumë komente në rrjetet sociale, kryesisht negative.

Pas publikimit të fotografisë ka telefonuar babai i saj, Aleksandar Petroviç.

“Ajo është fëmijë, nuk e ka idenë, e ka bërë pa vetëdije, nuk e ka menduar, është katastrofe tani. Valentina ime është shumë serbe, duhet ta them qe ta kuptoni. Babi i saj ka njëqind foto nën flamurin çetnik, pra ne jemi një familje normale serbe”, tha Petroviç për Kurir.rs.

Ai gjithashtu tregoi se kishte dëgjuar për vajzën e tij pasi ajo u sulmua në rrjetet sociale.

Valentina më mori në telefon duke qarë në telefon, duke më thënë: “Babi, çfarë bëra”, dhe unë i thashë: “Bir, ti bëre diçka që nuk duhej ta kishe bërë. Unë jam i pari që u çmenda kur pashë, isha në luftë në Kosovë, nëse dikush dha për këtë vend, unë jam, kjo është fatkeqësi për një fëmijë, duhet ta rregulloj mendërisht, ky është një rast krejtësisht i padëmshëm, ajo ishte e lindur në një familje serbe në Çaçak, ajo mbaroi shkollën fillore dhe të mesmen në Çaçak. A duhet të ngarkohen fëmijët me gjëra të tilla në kohë të tilla? Është e padëmshme”, pohon Aleksandar.

Për foton më herët ka folur edhe vetë Valentina. “Nuk kam pasur ndonjë qëllim të keq, ka qenë një moment i pakujdesisë dhe spontanitetit të marrë”, ka shkruar mes tjerash miss-i serb.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat