Ia prishi planet për “Ballkanin e Hapur”/ Ky pritet të jetë veprimi i Vuçiqit ndaj Zaevit

Lajme

Ia prishi planet për “Ballkanin e Hapur”/ Ky pritet të jetë veprimi i Vuçiqit ndaj Zaevit

Nga: A.M. Më: 1 nëntor 2021 Në ora: 22:28
Edi Rama, Aleksandar Vuçiq dhe Zoran Zaev

Opinionisti Sulejman Mehazi ka reaguar pas dorëheqjes së kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev.

Ai në një postim në rrjetin social Facebook tha se Zaevit mund t’ia kthejnë mendjen për tërheqjen e dorëheqjes, Vuçiq dhe Rama, përcjell “Bota sot”.

Pasi, sipas Mehazit kjo dorëheqje e Zaevit po ua prish planet për “Ballkanin e Hapur” dhe se një telefonatë e Vuçiqit mund të ndryshojë çdo gjë.

Postimi i plotë

Zaevin nuk e lënë të tërhiqet Vuçiqi dhe Rama

Zaevi nuk do jepë dorëheqje për hatër të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, këta të dy do t'ia kthejnë mendjen Zaevit për dorëheqje sepse ua prish planet e Ballkanit të Hapur. Një telefonatë e Vuçiqit Zaevit për tërheqjen e vendimit për dorëheqje dhe kaq.

Për dorëheqjen e Zoran Zaevit nuk janë pikëlluar vetëm Vuçiqi e Rama, por janë pikëlluar edhe Ali Ahmeti e Menduh Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat