Halil Geci tregon kush ia nxori të palarat në shesh “Znaçkës”

Lajme

Halil Geci tregon kush ia nxori të palarat në shesh “Znaçkës”

Nga: N.Sh. Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 15:31
Halil Geci dhe Milaim Zeka

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci thotë se gazetari Arben Ahmeti ia nxori të palarat në shesh Milaim Zekës, të njohur si “Znaçka”.

Geci përmes një reagimi në facebook, thotë se Zeka ka treguar kulmin e tradhtisë bashkë me shokët e tij, që janë peng i Hashim Thaçit dhe SHIK-ut.

Ai shkruan se pseudonimi “Znaçkë” nuk ka qenë i rastësishëm, dhe se Ahmeti ua nxori të palarat dhe tradhtitë atyre që shiteshin kundërshtarë të atyre që vranë e plaçkitën dhe tentuan të ndajnë Kosovën.

Reagimi i plotë:

Gazetari i shkëlqyer Arben Ahmeti ua nxori në shesh të palarat e Znaçkes dhe jaranave të tij atyre që e nënçmuan Bekimin dhe familjen Jashari kinse Baca Rifat është gjysmë prindi, thotë Znaçka, dhe thotë se edhe dreqin e perkrahi nëse baca Rifat e mbështetë.

Paramendoje çfarë thotë znaçka, këtu u tregua kulmi i tradhtiss që Znaçka dhe shokët e tij janë peng i Hashimit dhe SHIK-ut..!

A doli se Znaçka dhe shokët e tij janë të lidhur si zagart për kungji të Hashimit.

A doli se Znaçka e Kadri Veselit, kanë qenë të lidhur fort për SHIK, a doli se znaçka që e shante Hashimin publikisht ishte dvostrukni shpiun.

A doli se pseudonimi ZNAÇK, nuk ka qenë i rastësishëm. Kështu që, kapja e znaçkes me pelë për dore, nga Kadriu dhe SHIK-u i tij e ka disciplinuar tej mase Znaçken.

Kjo e i bien a po punon për Hashimin dhe jaranat e ti a po ta ..... !

Kjo që u pa deri më sot znaçka e kishte mision me i djeg dhe me i komprimentuar të gjithë ata që kanë menduar kundër grupit vrastar e kriminal të Hashim polarit dhe rrethit të ti...!

Gazetari i zgjuar dhe shumë i nderuar  Arben Ahmeti ua nxori të palarat dhe tradhtitë e zuzarve që shiteshin kundërshtar të atyre që vranë shanë, e që e plaçkiten,vqë tentuan ta ndajnë Kosovën, dhe që e bënë zajednicen.

Gazetari Ahmeti ua hodhi në lëndinë dhe ua zbardhi lidhjet e tyre me Hashimin dhe krimin.

Urime Arben Ahmeti Zoti të ruajt e të dhasht shëndet, që ua hoqe jorganin zuzarve e ....

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat